“Rikthehet në vend vrasësi shqiptar me jetë të dyfishtë”, mediat belge ngrenë alarmin

Feb 13, 2018 | 11:02
SHPËRNDAJE

“Erjon S., vrasësi shqiptar me lotin si tatuazh në faqen e tij, është kthyer në vendin tonë. Në Itali ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e tmerrshme të një prostitute. Por në vend që të jetonte në një burg italian, ai është kthyer tani në Geluwe për vite me rradhë”.

Kështu e nis shkrimin e saj për shqiptarin Erjon S., media belge, i cili tani do vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Belgjikë.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë. Por, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë.

763

“Më shumë se dy vjet pasi vrasësi me jetë të dyfishtë – Erjon S. (39 vjec)- u dorëzua në Itali, ai është kthyer në vendin tonë”, shkruajnë mediat.

Në vitin 2000, Erjon S. së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. vranë një prostitutë nga Amerika Jugore.

Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë.

“Ai madje krijoi një familje me grua dhe tre fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk dinte gjë për sekretin e tij të errët”, shkruajne mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura