Rikthehet kamerunasi i famshëm, Tadjong: Kam para vetëm për 2 muaj…

Jun 9, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Janot Tadjong është pa dyshim kamerunasi më i famshëm në Shqipëri. Historia e tij e vuajtjeve në kampionatin shqiptar bëri lajm në të gjitha mediat dy vite më parë. Por, që prej kohës së publikimit të historisë së Janotit e deri më tani që sezoni futbollistik 2017-2018 ka përfunduar, kanë kaluar plot 2 sezone dhe kamerunasi ka ndërruar 2 ekipe dhe aktualisht është në kërkim të skuadrës së ardhshme.

Janot tadjong

Edhe pse në fillim te Sopoti e nisi me vështirësi dhe sakrifica, kamerunasi shprehet se te Tërbuni dhe tek Iliria gjërat u përmirësuan dhe vazhdoi të bënte një kampionat të mirë ku paguhej dhe bënte një jetë normale. Me synimin për të vazhduar këtë ecuri, Tadjong është i bindur për të qëndruar ende në Shqipëri edhe pse momentalisht është pa ekip. E ndan qiranë e shtëpisë me një shok tjetër dhe gjatë të gjithë kohës është në pritje që dikush ta kontaktojë për t’i dhënë një lajm të mirë.

Tadjong

Gjatë sezonit të shkuar kamerunasi kaloi në merkaton e dimrit nga Tërbuni tek Iliria ku mbylli fazën e dytë me fushëkrujasit. Mirëpo, fati i keq ndoqi Tërbunin që ra nga kategoria, njësoj si me Sopotin gjatë sezonit 2016-2017. Është hera e dytë që kamerunasi ka ndjesinë e të parashikuarit të ekipit që bie nga kategoria dhe largohet para se kjo të ndodhë. Gjithashtu, edhe te Domosdova ku Tadjong qëndroi disa kohë në provë, në fund të kampionatit skuadra ra në Kategorinë e Tretë. Nëse ky fat i keq do ndjekë edhe fushë-krujasit sezonin që vjen, tersi i kamerunasit është për t’u pasur frikë nga të gjitha ekipet.

TADJONG

Aktualisht, kamerunasi bën menaxherin e vetes së tij dhe po lëviz të gjithë gurët për të gjetur një ekip sezonin e ardhshëm. E sigurt që do ta ketë të vështirë t’u mbushë mendjen atyre drejtues ekipesh supersticiozë, por gjithsesi kamerunasi po e provon. “Nuk e mendoj të dorëzohem dhe do të vazhdoj të kërkoj një ekip për sezonin që vjen.

unnamed

Jam vetëm 24 vjeç dhe mendoj se kam ende për të dhënë. Nuk mendoj se po të kthehem në Kamerun do të jem më mirë se këtu. U ambientova me Tiranën dhe me futbollin shqiptar, ndaj mendoj që më mirë e kam të qëndroj. Për momentin kam mjaftueshëm para për të shtyrë edhe 2 muaj. Zoti ka bërë një plan për mua, të shohim”, u shpreh kamerunasi Tadjong në prononcimin e tij për gazetën.

LEAR HYKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura