‘Rikthehet’ Fazllic, fitoren e Bashës e krahason me atë në Korenë e Veriu: U prehsh në paqe PD

Jul 24, 2017 | 18:42
SHPËRNDAJE

Një nga biznesmenët më të përfolur të kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, Damir Fazllic ka komentuar së fundmi zgjedhjen e Lulzim Bashës për një mandat të dytë.

fazllic status

Në një status në faqen e tij në ‘tëitter’ ai shkruan “Forrest Gump fitoi, stili i Koresë së Veriut. RIP (u prehsh në paqe) partia më e madhe në historinë e Shqipërisë…”.

Fazllic u pa për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005 në krah të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë që nga socialistët është akuzuar si mik i familjes Berisha.

Për të doli edhe një urdhër arresti për akuzën e pastrimit të parave por që policia nuk pranoi ta ekzekutonte dhe ta ndalonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura