Rikthehet Elisa Spiropali: Halim Kosova s’ka të sharë, vetëm se po bën fushatën si miza në qyp

May 5, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ish drejtorja e Doganave, së fundi e zgjedhura e PS-së për këshilltare të Bashkisë së Tiranës, Elisa Spiropali shprehet e lumtur për besimin që i është dhënë.

Në një postim në FB, ajo shkruan se është e lumtur që kthehet në fushën e betejës për të mbështetur Erion Veliajn, ndërkohë që vlerëson kundërshtarin Kosova, si burrë që s’ka të sharë, por që po bën fushatë si “miza në qypin e premtimeve të pambajtura”.

Elisa Spiropali

“E lumtur që kthehem në fushën e betejës për të mbështetur Erionin dhe Partinë Socialiste të nisë të qeverisë Tiranën e braktisur katër vitet e fundit. Betejën do ta bëjmë me degradimin dhe plakjen e Tiranës, dhe jo me kundërshtarin që po ikën me turp nga godina ku hyri paturpësisht, dhe as me kandidatin përballë Erionit, atë burrë të mirë që s’ka të sharë për të vetmen arsye se po e bën fushatën si miza në qypin bosh të fjalëve edhe më bosh të premtimeve të pambajtura, punëve të pabëra”- shkruan Spiropali.

Spiropali dha dorëheqjen nga detyra si drejtoresha e Doganave, me një letër shpjeguese, ku mes falenderimeve per bashkepunimin qe gjeti, vleresimit te punes se bere, deklaroi se e beri kete zgjedhje, pasi donte t’i perkushtohej totalisht vajzes qe solli ne jete.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura