Rikthehet bora dhe temperaturat e ulëta në Kosovë

Feb 24, 2018 | 8:23
SHPËRNDAJE

Sot në Kosovë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në orët e pasdites vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin reshje bore.

rikthehet-bora_hd-780x439

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme ato do të sillën në mes minus 4 e 5 gradë celsius.

Dita e dytë e fundjavës, e diela, do të karakterizohet me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ato do të sillën në mes minus 9 e minus 3 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, duke filluar nga e diela, acari polar nga Siberia do të përfshijë edhe rajonin tonë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të kemi mot të vranët, reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, ato do të sillën në mes minus 13 e minus 3 gradë celsius. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura