Rikthehet Bahri Shaqiri, Rama e emëron zëvendës të Haxhinastos

Feb 10, 2016 | 14:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka emëruar sot tre zëvendësministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Emërimet u miratuan në mbledhjen e sotme të qeverisë.

shaqiriBahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH, i akuzuar direkt nga ish-kryeministri Sali Berisha si puçist në ngjarjet e 21 janarit është një nga zëvendësministrat e rinj të qeverisë Rama.

Ai është emërohet zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës, pra zevendes i Haxhinastos.

Adela Shera Karapici, me vendim qeverie emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërkohë që Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Po në mbledhjen e sotme, Eduard Ndreca është emëruar prefekt i Qarkut të Lezhës.

Kujtojmë se Shaqiri u shkarkuar në gisht të vitit 2012, sapo në krye të shtetit u zgjodh Bujar Nishani dhe në vend të Shaqirit u caktua Visho Ajazi Likaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura