Rikthehen reshjet e dendura të shiut, kush zonë rrezikon përmbytje. Ja parashikimi i motit për sot e nesër

Nov 6, 2019 | 11:17
SHPËRNDAJE

adiola

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Meteorologia Adiola Bani tha se zonat perëndimore do të preken nga shira me intensitet të lartë dhe rrezikohen nga përmbytjet.

“Dita paraqitet me vranësira të shpeshta për qendrën por që në Veri kanë nisur reshjet intensive të shiut lokalisht por shira mesatarë në pjesën më të madhe të territorit.

Gradualisht shirat do të përfshijnë gjatë mesditës dhe pasdites edhe zonat qendrore e jugore.

Parshikohet që gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme të kemi shira mesatare e intensivë në gjithë territorin duke sjellë në zonat perëndimore edhe përmbytje.

Dita e nesërme do sjellë rënie temperaturash me dy gradë duke bërë që në mesditë të shkojnë maksimumi deri në 20 gradë”, tha ajo, raporton tch.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura