Rikthehen rastet e infektimeve në Kadastrën e Durrësit, administrata thyen rregullat anticovid. Pritet përgjigja e tamponit për…

Oct 20, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

Rikthehen rastet e infektimeve me koronavirus në zyrat e Kadastrës shtetërore në Durrës.

kadastradurres

Burimet thanë për Panorama se është konfirmuar pozitiv një nga drejtuesit e zyrës së Legalizimeve.

Ndërsa ka dyshime dhe për pesë shefat e sektorëve, të cilëve u është marrë tamponi dhe priten përgjigjet për ta.

Burime nga Kadastra Durres për Panorama, thanë se administrata nuk i ka respektuar masat e anticovid, duke mos e vendosur maskën, e cila tashmë është bërë e detyrueshme me ligj në çdo ambient, përveç shtëpisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura