Rikthehen kufizimet në Mal të Zi/ Qytetarëve të huaj do t’iu lejohet hyrja vetëm nëse plotësojnë një nga tre kushtet

Sep 10, 2021 | 12:15
SHPËRNDAJE

Ministrja malazeze e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se autoritetet shëndetësore vendosën t’i japin përparësi imunizimit, në vend të masave izoluese per shkak te koronavirusit.

Untitled-5-780x439

Risia është se në të ardhmen, statusi i vaksinimit të pjesshëm (një dozë) nuk do të njihet dhe se qytetaret do të hyjnë në qendrat tregtare vetëm nëse plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara nga certifikata Kombëtare dixhitale COVID.

Gjithashtu janë shtrënguar kushtet për të hyrë në shtetin e Malit të Zi, raporton rtcg.me.

Nga 14 shtatori, shpjegoi Boroviniq Bojoviq, hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:

Se kanë kaluar 14 ditë nga koha kur kanë marrë dy doza, gjegjësisht se kanë kaluar dy javë nga imunizimi me vaksinat e dhëna në një dozë;

Se personi posedon një test negativ PCR për COVID-19 që nuk është më i vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;

Se personi posedon një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura