Rikthehen gafat, arbitrat durrsakë dënojnë Partizanin. Dyshime të mëdha për një penallti të padhënë në Korçë

Feb 25, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Rikthehen polemikat për arbitrimin, këtë herë nga stadiumi “Air Albania”, por jo sa i përket kryendeshjes Kukësi-Tirana, por Partizani-Bylisi, që u luajt 24 orë më pas. Arbitrat nga Durrësi me kryesor Andi Koçin ndikuan në rezultat me vendimet e tyre. Një gol i anuluar me pa të drejtë për të kuqtë, një tjetër gol “fantazmë” i akorduar për Bylisin, si dhe një penallti e padhënë për ballshiotët.tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

KUKËSI-TIRANA 1-2

Gjyqtarë: E.Hamiti (kryesor), R.Çokaj dhe R.Avdo (anësorë), D.Rexha (i katërt), K.Kola dhe O.Kuka (pas portës);

7′ Faull taktik nga Musolli ndaj Torasës, Hamiti e fal duke e kaluar vetëm me këshillim.

15′ Doka ndërhyn në kohë vonesë ndaj Abazajt në afërsi të zonës së Tiranës. Sërish vetëm këshillim, i njëjtë me standard si ndaj Musollit.

26′ Duel brenda zonës së Tiranës mes Vangjelit dhe Shkurtajt, me këtë të fundit që godet me dorën e majtë mbrojtësin e Tiranës në zonën e fytit dhe vërshëllehet faull. Megjithatë, sulmuesi e vijon aksionin dhe shënon, por goli anulohet. Vendim i drejtë i arbitrit.

27′ Kobinah futet brenda zonës së Kukësit, në duel me Obanorin, përplaset me këtë të fundit dhe rrëzohet. Ka kontakt, por nuk është një ndërhyrje për faull dhe të akordohet penallti.

75′ Maliqi bën një faull taktik në mesfushë, por kryesori e fal.

76′ Ismajlgeci zihet në pozicion jashtë loje në një aksion premtues. I drejtë vendimi i anësorit Avdo.bandicam 2020-02-21 19-45-27-808

84′ Teqja bën faull ndaj Kalesë në afërsi të zonës. Ndëshkohet me të verdhë, që ishte i dyti për të dhe del automatikisht me të kuq.

 PARTIZANI-BYLISI 2-2

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamaj, H.Lisaku (Durrës);

Kjo sfidë u gjykua nga një treshe nga qyteti i Durrësit me kryesor Andi Koçin dhe ndihmës të tij Fatmir Lamajn dhe Herald Lisakun.

25′ Ntepe i “vjedh” topin Bilalit, e pastaj rrëzohet në përpjekje për ta kaluar lojtarin, i cili i shkujdesur i pret rrugën. Bylisi kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën. Duhej dhënë 11-metërsh.

55′ Bardhi vertikalizon një top në zonë për Çinarin, por nga pas vjen Hadroj, i cili me kokë e largon topin që shkon te Braun dhe sulmuesi shënon gol. Por, gjyqtari Koçi e anulon golin për prekje të topit me dorë nga Çinari, edhe pse pamjet tregojnë të kundërtën. Gol i mohuar me pa të drejtë për Partizanin, teksa rezultati shkonte 3-1.balline

87′ Topi i gjatë nga mesfusha për Guindo, i cili për disa metra u shoqërua nga Bilali, por që e la në mes të rrugës. Edhe portieri Hoxha hezitoi në dalje dhe Guindo me kokë e ngre topin mbi portierin, por Belica e largon “sferën” mbi vijën fatale. Gjyqtarët akordojnë gol për Bylisin, ndonëse pamjet nuk tregojnë se topi e ka kaluar plotësisht vijën fatale. Pamjet televizive tregojnë se perimetri i topit nuk e ka kaluar të gjithë vijën dhe anësori mund të jetë gënjyer nga këpucët e Belicës. Gol “fantazmë” që nuk ishte, por arbitri mund të jepte penallti, pasi Hoxha nuk ndërhyri pastër ndaj Guindos.

SKËNDERBEU – TEUTA 3-2

 Gjyqtarë: E.Jorgji, A.Mahmuti, U.Korra (Elbasan);

23′ Goditje dënimi për Teutën, Avdyli kroson në zonë, aty ku Hreljiç devijon me kokë dhe shënon, por goli anulohet nga anësori Mahmuti. Pamjet filmike tregojnë se boshnjaku ishte më i avancuar se mbrojtësit e Skënderbeut, vendim i drejtë i anësorit.

25′ Avdyli kombinon me Kuron në krahun e majtë dhe ky i fundit kroson në zonë, aty ku pas devijimit nga Koliçi të topit është Kallaku që kërcen me kokë dhe e dërgon në rrjetë, 1-1. Në këtë moment ka pretendime nga korçarët për pozicion të parregullt të Gomes, që pa u futur topi në rrjetë, kërkon ta devijojë me këmbë. Pamjet filmike i japin të drejtë anësorit Mahmuti, pasi edhe nëse do të devijonte topin Gomes, ishte OK, sepse mbahej në lojë nga Imami.

45+2′ Penallti për Skënderbeun. Meksi kroson në hyrje të zonës dhe Beqja e prek topin me dorë. Vendim i drejtë i gjyqtarit Jorgji.bandicam 2020-02-22 18-04-37-960

52′ Koliçi lëshon topin nga duart për të goditur, i ndodhur brenda zonës, por aty afër është Hreljiç që ia merr dhe më pas Emiljano Vila e dërgon në rrjetë. Sipas rregullores, lojtari kundërshtar duhet të dalë nga zona në momentin që topi është në zotërim të portierit. Pra, nuk mund ta pengojë portierin kur e ka topin në zotërim brenda zonës. Gjyqtari Jorgji e anuloi golin dhe ndëshkoi me të verdhë Hreljiç, duke marrë një vendim të drejtë.

67′ Beqja harkon në zonë te Çyrbja dhe pamjet të japin idenë se ky i fundit pasi prek topin, rrëzohet në duel me Imamin. Jorgji nuk jep penallti, edhe pse i ndodhur afër aksionit. Një rast shumë i dyshimtë.

90+1′ Kalaja gjuan brenda zonës dhe topi preket me dorë nga Pollozhani. Penallti dhe karton i dytë i verdhë për mbrojtësin, që del nga loja me të kuq. Vendim i drejtë i kryesorit.

VLLAZNIA-LUFTËTARI 4-0

Gjyqtarë: K.Bajramaj, N.Bregasi, G.Qirici (Tiranë);

9′ Xhunior shfaqet në zonë, por e ndal Shala. Braziliani pretendon për penallti, por nuk ka faull për gjyqtarin. Bajramaj vepron drejt, pasi portieri prek fillimisht topin.87286958_2780464595363882_600656403320799232_n

17′ Zhunior bllokohet në zonë nga Açka dhe Isufi dhe pret prej kryesorit 11-metërsh, por në fakt ndërhyrja është e pastër.

FLAMURTARI-LAÇI 1-3

Gjyqtarë: K.Cjapi (Fier), D.Korreshi (Lushnjë), N.Rrapaj (Patos);

24′ Hoxhaj në tentativë nga e majta për t’u futur në zonë, i afrohet Rapo dhe ka një kontakt mes tyre, por lojtari del bashkë me top jashtë. Vlonjatët duan penallti, por Cjapi vazhdon lojën dhe merr një vendim të drejtë, pasi nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

29′ Ignjatoviç prek topin me dorën e hapur në kufijtë e zonës. Mungon një faull për Flamurtarin, por që nuk ishte penallti, pasi prekja e lojtarit nuk u bë brenda zone me dorë.bandicam 2020-02-22 15-10-07-865

51′ Karlos Ramos futet mes dy mbrojtësve pasi merr një pasim të gjatë, por Turkaj i ndërhyn me faull dhe merr të kuq për heqje të mundësisë për shënim. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura