Rikonstruktohet Qendra Shëndetësore në Cërrik, Balla: Një tjetër premtim i mbajtur

Sep 6, 2019 | 16:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuar nga afër punimet që po kryhen për rikonstruskionin e plotë të qendrës shëndetësore Gostimë në Cërrik.

Në fjalën e tij numri dy i Partisë Socialiste u shpreh se investimi është një premtim i mbajtur, pas kërkesës së banorëve që para një viti dhe se është një tregues që projekti i qeverisë për 300 qendrat shëndetësore po ecën me ritme të shpejta.

43c5a8bc-4d79-4db7-91cf-5b833fc48cf7

“Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Gostimës për të ndërhyrë në këtë Qendër Shëndetësore. Dua ta falenderoj ministren që përveç Qendrës Shëndetësore ka planifikuar edhe ndërtimin e një Urgjencë për të qenë në dispozicion të banorëve. Jemi duke ecur shpejt me projektin e 300 qendrave shëndetësore. Në Qarkun e Elbasanit numri i tyre është i madh. Besoj se do ti qëndrojmë besnik asaj çfarë kemi premtuar që deri në vitin 2021 do kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha qendrave të mëdha shëndetësore,” tha Balla.

2ab24d73-a0a9-4b25-9aad-840ac1caabeb

Ndërsa ministrja Manastirliu në fjalën e tij u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm që do u shërbejë 12 000 banorëve të Gostimës të cilët do marrin shërbimin e duhur.

Investimi për rehabilitimin e Qëndrës Shëndetësore Gostimë, që kap shifrat e 114 milion lekëve të vjetra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura