Rikonstruktohet qendra shëndetësore e Ksamilit, Manastirliu: Rehabilitojmë 100 qendra të tjera në vitin 2019

Nov 11, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

“Do të zgjerojmë kantierin e shëndetësisë në shërbimin shëndetësor parësor me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore gjatë vitit 2019, me synim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor afër vendbanimit për qytetarët nga veriu në jug”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu nga skaji jugor i Shqipërisë, ku pa nga afër rehabilitimin e qendrës shëndetësore të Ksamilit.

452935e3-231c-4614-88be-cb182884dca5
“Kjo qendër tashmë e transformuar do të gatantojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe shërbim cilësor për qytetarët. Vetëm në qarkun e Vlorës po përfundojnë 11 qendra shëndetësore, të cilat do të pajisen edhe me aparaturat e nevojshme”, tha Manastirliu.

114ae34f-cd63-4307-a3fa-46d638a578d7480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohorë në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti. Me buxhetin e vitit 2019 parashikohet të rindërtohen 100 qendra shëndetësore të tjera, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura