Rikonstruksioni i dy godinave në “Qytetin Studenti”, studentët akomodohen në një tjetër ambient

Nov 23, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Të gjithë studentët, të cilët aktualisht janë të strehuar në godinat nr.4 dhe nr.14 në Rezidencën Studentore Nr.1, do të akomodohen po brenda “Qytetit Studenti”.

erion veliaj 6

Bashkia e Tiranës do të strehojë studentët që jetojnë në këto dy godina në një godinë tjetër.

Ndërkohë rikonstruksioni do të nisë pasi të jenë sistemuar të gjithë në godinën e re.

Bashkia e Tiranës nisi rikonstruksionin e të gjtiha godinave në “Qytetin Studenti”, me qëllim përmirësimin e kushteve për studentët.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës subvencionon 50% të kostos së konvikteve për të gjithë studentët, si dhe jep abonenë e transportit falas për ta. Krahas dhomave me standarde, në godinat e rikonstruktuara, bashkia ka krijuar edhe biblioteka dhe salla leximi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura