Rike e “BB” zhvishet në Siçili: Bëj jetë të ëmbël, gjithë vitin e kaloj me pushime

May 23, 2015 | 0:13
SHPËRNDAJE


Lojtarja më simpatike e “Big Brother 6”, Rike Roçi, është ndër të parat vajza të njohura për publikun, që ka nisur plazhin në maj. Ajo ka postuar disa foto me bikini ndërsa ndodhet për pushime në Siçili. Nuk dihet në shoqërinë e kujt po merr rreze dhe po pushon Rike, por një gjë është e sigurt, se ka lindur për qejf. “Bëj jetë të ëmbël, pothuaj gjithë vitin e kaloj me pushime”, thotë Rike. Në këtë miksim fotosh që ajo ka ndarë me miqtë e saj në facebook, ekspozon linjat e bukura dhe flokët biondë. Lojtarja e “Big Brother 6” ka kohë që s’është parë në Tiranë, ku preferon të kalojë pushimet në verë. Vitin 2015 e nisi me një tur udhëtimesh në Austri dhe Hungari dhe më pas në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura