“Rikandidimi i Berishës për deputet?”-Flet Genc Ruli: Në politikë më mirë ta mbyllësh vetë karrierën sesa ta mbyllin të tjerët. Ç’do ndodhë me figurat historike

Aug 7, 2020 | 13:21
SHPËRNDAJE

Genc Ruli-rivleresimi i kandidateve-Berisha-bashaAnëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe a do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, ish- kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABCNews, Ruli ka thënë se Berisha nuk do ti nënshtrohet procesit të rivlerësimit, pasi është figurë historike dhe si e tillë është e vlerësuar ndër vite nga elektorati.

Ai ka thënë se nëse Berisha do të rikandidojë apo jo është zgjedhja e tij, megjithëse ish-ministri shprehet se ish-kryeministri në qeverisjen e PD-së s’do ketë shkëlqimin që ka pasur kur ishte në opozitë.

Genc Ruli thekson se në politike duhet të dish dhe të largohesh vetë, pasi në këtë mënyrë ‘mund të ruhet shkëlqimi’. Por i pyetur për rolin e Berishës, Ruli ka thënë se largimi nga politika “kërkon vetësiguri dhe eksperiencë” dhe se më mirë “ta mbyllësh vetë karrierën sesa ta mbyllin të tjerët”

Pjesë nga intervista e Genc Rulit

Do të japë mendim Komisioni se çfarë duhet me kandidatin apo rikandidimin e figurave qendrore të partisë demokratike, për shembull Zotin Berisha. Ju si anëtar Komisioni, a duhet të rikandidohet më nga zoti Basha apo nga Kryesia?

Genc Ruli: Rregullorja e ka të shprehur që disa figura, do thoja të nivelit historik në parti, Kryetari Sekretarët, Nënkryetari, kryetari i Këshillit Kombëtar, ish- kryeministrat, nuk e kalojnë këtë proces, pasi ata i ka vlerësuar historia.

Nëse zoti Berisha do marrë më pjesë apo jo kjo është një çështje e tij personale dhe besoj do ketë një prononcim për këtë. Por në komision për këtë individ dhe individët e tjerë që përmenda ky proces nuk kalon.

Po për Genc Rulin? A duhet të jetë Berisha sipas jush, duhet të ketë një rol aktiv në Parlament?

Genc Ruli: Unë nuk di ta ndaj këtë mendim. Berisha ka akumuluar bollshëm lavdi që unë, që unë do thoja lavdi politike që do mjaftonin për dy jetë, jo për një jetë. Berisha është njeri energjik, që energjia si shteron kurrë.

Megjithatë unë nuk do të thoja që në Parlamentin e ri, në Parlamentin e një PD-je që do të jetë në qeverisje, Berisha do kishte po ato hapësira të shkëlqimit të rolit të tij që ka pasur më parë.

Pra një shkëlqim që duhet të mbetet i tillë dhe s’duhet të zbehet?

Genc Ruli: Njeriu e ruan vetë dhe duhet të dijë ta ruaj vetë shkëlqimin e tij dhe lavdinë e tij. Nuk vetëm historianët që ta ruajnë shkëlqimin, por duhet ta ruash vetë.

Në politikë është krejt rastësore, nga njëherë mund të hysh dhe krejt padashje. Por të dish të dalësh nga politika, siç do ti apo kur do ti, këtë gjë nuk e bëjnë shume njerëz. Kërkon shumë vetësiguri, kërkon vullnet, kërkon dhe shumë eksperiencë politike. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë mese e vrullshme, mese e pasur, ka kaluar gjithë kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për mos të ta mbyllur të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura