Riintegrimi në shoqëri, Klosi: Arsim profesional falas për emigrantët e kthyer

Feb 11, 2016 | 11:22
SHPËRNDAJE
Arsim profesional falas për emigrantët e kthyer, si një masë për riintegrimin e tyre në shoqëri. Lajmin e ka njoftuar sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësues të ekzekutivit dhe të gjithë aktorëve të tjerë që veprojnë në fushën e emigracionit dhe riintegrimit të personave që kthehen nga emigracioni i paligjshëm.
Sipas Klosit, kjo është parashikuar nga qeveria ka parashikuar si një masë për riintegrimin e të kthyerve, si e vetmja mënyrë për të marrë një zanat dhe për t’i krijuar mundësi vetes që të punësohen si në tregun e brendshëm të punës, ashtu edhe ate europian sipas ligjeve të BE-së.
Sot gjate takimit
Sot gjate takimit
Padyshim që ne duhet të përpiqemi të gjithë së bashku t’u ofrojmë atyre mikpritje në pikat e kthimit në kufi, shërbime sa më të shpejta, qoftë shëndetësore apo edhe përkujdesit të parë për shërbime falas për t’i çuar pranë familjeve të tyre. Por në strategjinë tonë do vazhdojë të ngelet një nga pikat kryesore riintegrimi i tyre në shoqëri duke iu ofruar arsim profesional, duke iu ofruar një zanat falas dhe duke iu dhënë mundësi që nëpërmjet këtij zanati të bëhen të denjë në radhë të parë për tregun shqiptar të punës dhe më pas, me lehtësirat që ka legjislacioni i vendeve të BE-së, të kenë mundësi që edhe po të ritentojnë të shkojnë në Europë, të shkojnë nëpërmjet një kontrate të rregullt pune dhe si shtetas të përgatitur për një punë të denjë”, – theksoi Klosi në fjalën e tij.
Sipas tij, çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë se ka zero shanse për emigracionin ilegal për të gjetur punë të denjë nëpërmjet një profesioni dhe shkollimi. 
“Ne po e themi prej shumë kohësh që ka një mënyrë për të shkuar në Europë dhe kjo është mënyra e drejtë, me një profesion në Europë mund të gjesh punë. Nëse je i shkolluar, nëse je i profesionalizuar dhe nëse ke një zanat, në Europë mund të gjesh punë”, – shtoi Klosi në fjalën e tij.
Ai shtoi se është i domosdoshëm hartimi i një strategjie të re apo dokumenti politik mbi riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura