Rihapja e dosjes “Hajdari”, caktohet gjyqtari që do të vendosë kërkesën e Haxhisë

May 21, 2018 | 12:03
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia nëpërmjet avokatit të tij, ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe një gjykim tjetër për të.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe është caktuar gjyqtari që do ketë në dorë fatin e kësaj dosje, për tu apeluar apo jo.

Gjyqtari Besnik Hoxha do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për apelimin e vendimit të këtij të fundit lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998.

Gjyqtari do të rivendos në afat ankimin e çështjes, pasi dënimi është marrë që vitin 2002 dhe  ka kaluar afati për të apeluar.

izet haxhia nga burgu

Me këtë kërkesë të bërë nga Haxhia mund të apelojë vendimin që e ka dënuar me 25 vite dhe të kërkoj një rigjykim.

Përmes kësaj kërkese Izet Haxhia kërkon rigjykimin e tij me pretendimin se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe në mungesë.

Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura