Rihapet tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Ja deri kur është afati për paraqitjen e ofertave

Jun 24, 2021 | 17:08
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka rihapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar dokumentet standarde të tenderit për procedurën e hapur të punëve publike për këtë tunel.

tuneli i llogarase

 

Fondi limit është 18.9 mld lekë ose 153 milion euro dhe ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik dhe nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit.

Në mars 2021 tenderi u anulua, pasi konkurrentët nuk plotësonin kriteret tekniko ligjore.

Ky tunel do të ndërtohet me fondet e buxhetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese. Kjo e fundit ishte bashkim operatorësh ku mes të tjerash iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura