Rihapet çështja “Gërdeci”/ Apeli i GJKKO vendos rinisjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu

Sep 24, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit të GJKKO ka rihapur çështjen “Gërdeci” duke rinisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

spak-gerdeci-mediu

Gjyqtarja Saida Dollani pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për rihapjen e çështjes “Gërdeci”.

SPAK kishte dorëzuar më parë në Apelin e GJKKO-së ankimim pas vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli moskompetencë dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në vendimin e mëhershëm të GJKKO argumentohej që Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej 2012 nuk ka pasur imunitet dhe vepra është parashkruar.

Vlen për tu theksuar që gjyqtarja Saida Dollani ka shqyrtuar më parë çështjen e Emiljano Shullazit, e cila ka marrë edhe kërcënime dhe më pas u mor në mbrojtje nga policia.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

NJOFTIMI

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura