Rihapen tenderat për dy bypass-e, të Fierit e Vlorës

Sep 20, 2017 | 8:18
SHPËRNDAJE

Siç ishte paralajmëruar më herët nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur dje procedurat e tenderimit për dy nyjet nevralgjike, Bypass-in e Fierit dhe atë të Vlorës.fier by pass

Lënia në mes e punimeve nga kompania italiane, vuri në udhëkryq Qeverinë. ARRSh njoftoi dje çeljen e tenderit, duke dhënë detaje mbi projektet, ecurinë e tyre dhe hapat që duhet të ndjekin të interesuarit.

BYPASS-I I VLORËS

Projekti për bypass-in e Vlorës mori jetë në prill të 2015 dhe parashikohej që të përfundonte pas 30 muajsh, që do të thotë se do të finalizohej në muajin tetor. Por deri më sot, është realizuar vetëm 12% e projektit dhe me keq akoma, kompania italiane e kontraktuar u ka dhënë duart punimeve duke mos i shkuar deri në fund.

Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe një herë tjetër procedurat e tenderimit. Bypassi i Vlorës ka një gjatësi 29 km dhe përgjatë kësaj periudhe janë asfaltuar vetëm 3.5 km rrugë. Për pjesën e mbetur, të lënë “peshqesh” nga kompania italiane, duhen pritur edhe 27 muaj të tjerë. Sipas njoftimit të ARRSh-së, firma që do të shpallet fituese, do të ktë eafat deri në 2020 për përfundimin e punimeve në këtë segment.

BYPASS-I FIERIT

Ndërprerja e punimeve dhe prishja e kontratës me kompaninë “Serenissima” nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Nga 2015, kur fitoi tenderin e deri në 2017, kompania në fjalë dha sinjale se po shkelte “me të dyja këmbët” kushtet për të cilat ishte dakordësuar. Ritmi i ulët i punimeve, por edhe protestat e para një viti të punë- torëve, të cilët ankoheshin se kishin 7 muaj pa u paguar, duhet të shërbenin si kambanë alarmi.

Në Bypass-in e Fierit janë arritur, që në harkun e 24 muajve, të përfundojnë punimet në 55% të rrugës, çka do të thotë, se deri më tani janë asfaltuar 12 km nga 22 km, që është gjatë- sia e këtij segmenti. “Rruga nis 60 kilometra larg Portit të Durrësit duke vazhduar në Mbrostar, duke kaluar Fierin dhe pak kilometra në bregdet duke përfunduar në Jug të Levanit”. Kompania e re që do të kontraktohet do të ketë 15 muaj afat për të përfunduar punimet.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, procedurat e tenderimit do të jenë të hapura deri më 25 tetor. Subjektet e interesuara, të cilat do të regjistrohen në këtë garë do të duhet të paguajnë një tarifë fikse prej 100 euro. Ndërkohë që fatura fillestare për finalizimin e dy projekteve, të cilët do t’i japin “frymëmarrje’ trafikut të rënduar që mbizotëron në këtë pjesë të vendit, është lakuar rreth 100 milionë euro.

Por pezullimi i punës dhe zgjatja e tyre edhe disa muaj të tjerë, është një lajm i keq për banorët dhe udhëtarët, të cilët do të vazhdojnë të përballen me radhë të gjata dhe vonesa për të mbërritur në destinacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura