Rihanna, Dua Lipa dhe Meghan Thee Stallion po rikthejnë këtë trend të viteve 90

Jan 22, 2022 | 23:53
SHPËRNDAJE

Të njohura gjerësisht si ‘flokët e bishtit të rakunit’ ose “Y2K”, ky trend u soll për herë të parë nga grupet e këngëtarëve të viteve ’90 dhe ‘2000. Tashmë, pas më shumë se 20 viteve duket se po rikthehet përsëri.rihanna-dua-lipa-meghan

Mbretëresha e markave të famshme të bukurisë, Rihanna, ndau një seri fotosh në Instagram më 17 janar, duke u shfaqur me flokë të stilit Y2K ndërsa pozonte për koleksionin e “Savage x Fenty”.

rihanna

Rihana shihet duke kombinuar një veshje trup me dantella të kuqe të ndezur me flokët e saj të “ngjyrosur” me vija në një ngjyrë të ngjashme.

riri

Trendi ka parë një rritje të madhe dhe popullaritet gjatë këtij viti. Sipas shitësit të bukurisë Justmylook, kërkesat për “ngjitëset e flokëve” kanë shpërthyer, duke u rritur me 566% brenda një nate dhe me një kërkim specifik për ‘flokët e Rihannas’.

rihanna2

Përveç këngëtares Rihanna janë edhe yje të tjerë që e kanë sjellë këtë stil. Dua Lipa postoi një seri fotosh në Instagram, ku tregon flokët bjonde platini, në të cilat duket e stampuar  një zemër e kuqe.

dua-lipa

dua-lipa2

Edhe reperja Megan Thee Stallion vërtetoi se një verë mund të jetë e nxehtë për vajzat pa bërë twerk por duke bërë art mbi flokët.

meghan

Ajo veshi bikini ngjyrë rozë pastel, me dekore lulesh blu dhe të verdhë ndërsa kishte vënë një parukë të gjatë deri në kofshë gjithashtu me lule të stampuara. Ajo dukej si Barbie për videoklipin e saj “Cry Baby”.

meghan2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura