Rifillojnë fluturimet/ TIA jep detajet për udhëtimet nga këto vende: Nisjet nga Shqipëria ende të kufizuara, lejohen vetëm ata që…

Jun 15, 2020 | 12:37
SHPËRNDAJE

Rinisin fluturimet ne Aeroportin “Nene Tereza”. TIA ka njoftuar se diten e sotme rifillojne fluturimet nga Vjena, Beogradi, nga Athina dhe nje fluturim riatdhesimi nga Frankfurti.  rinas

“Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura”- njofton TIA, duke shtuar se “Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”.

NJOFTIMI I PLOTE 

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

?Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
?Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
?Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
?Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Po ringrihemi ?

Tirana International Airport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura