Rifillimi i epokës së floririt apo monedhës dixhitale?

Jul 15, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

AGRON AGALLIU/ Faktet janë në rritje që Bankat Qendrore janë duke u përgatitur për fundin e dollarit si RESERVED Currency, duke i lidhur monedhat e tyre respektive me floririn nëpërmjet SDR (Special Drawing Right). Nga të dhëna të shumta të afruara kohët e fundit, po konfirmohet gjithnjë e më shumë se zhvillimet e fundit të Bullion për floririn, në fillim të vitit 2016 e në vazhdim, përputhen me përpjekjet e Bankave Qendrore të vendeve të zhvilluara për të filluar të lidhin monedhat e tyre me çmimin e metaleve të çmuara. Përveç kësaj, këto banka po e përdorin SDR-në si pikë referimi për vlerësimin e monedhave të tyre respektive, që do të thotë se jo vetëm presin që SDR të zëvendësojë së shpejti dollarin si monedha e vetme Rezervë Globale, por që gjithashtu do të mbajë floririn si një nga përbërësit në shportën e saj të monedhave.

111

 

Para se Kina të bashkohej me SDR-në me 1 Tetor 2016, çmimi i dollarit kundrejt floririt dhe çmimi SDR kundrejt floririt ishin te lëvizshëm (floating exchange rates). Pasi monedha kineze RMB iu bashkua shportës së monedhave kryesore të FMN (SDR), që deri në atë moment ishte e përbërë nga katër monedhat bazë ( USD, EUR, GBP, Yen), çmimi i dollarit kundrejt floririt vazhdoi të jetë i paqëndrueshëm, por çmimi i floririt kundrejt SDR-së shfaqi luhatshmëri të ulët, sidomos pas muajve të parë.

Më e rëndësishmja aktualisht është trendi i grafikut të konvertimit SDR / GOLD, e cila është një linjë horizontale gati e përsosur. Me pak fjalë, paraja botërore tani është lidhur me floririn me një çmim rrotull SDR 900 = 1 ons.

A është një standard i ri i floririt, duke përdorur paranë botërore të FMN-së që është SDR? SDR-ja u krijua si një rezervë shtesë ndërkombëtare në vitin 1969 në kontekstin e sistemit të këmbimit fiks të Bretton Woods. Rënia e sistemit të Bretton Woods në vitin 1974 dhe shkëputja e dollarit nga vartësia e floririt bëri zhvendosjen e monedhave kryesore ndaj regjimeve të kursit të lirë të këmbimit, zvogëloi besimin në SDR si një aset rezervë globale. Megjithatë, alokimet e SDR-së kanë luajtur një rol në sigurimin e likuiditetit dhe plotësimin e rezervave zyrtare të shteteve anëtare, siç ishte rasti me alokimet e 2009 që kapin rrotull 190 miliardë SDR për anëtarët e FMN-së në mes të krizës financiare globale. SDR shërben si njësi e llogarisë së FMN-së dhe disa organizatave të tjera ndërkombëtare.

SDR nuk është as një monedhë, as një kërkesë mbi FMN, përkundrazi, kjo është një kërkesë e mundshme për monedhat e përdorura lirshëm të anëtarëve të FMN. SDR mund të shkëmbehet për këto monedha, madje lëshohen dhe bonde në SDR, siç është rasti i Standard Chartered Bank, Dega Hong Kong e cila ka emetuar bonde në Kinë në SDR. Nëse çmimi i floririt dhe vlerësimi i SDRsë tani janë mbyllur së bashku, kjo nuk do të thotë vetëm se Bankat Qendrore janë duke manipuluar tregun e floririt. Kjo do të thotë që çdo Bankë Qendrore kryesore në botë është e vetëdijshme për një manipulim, ndoshta duke u përgatitur për një rivlerësim të monedhës ndërkombëtare, ku këtë herë “Floriri” do të jetë një komponent i rëndësishëm. Një rivlerësim i mundshëm që do të ndryshojë vlerën e gjithë kapitalit, të punës, mallrave dhe monedhës në botë.

222

Ajo që diskutohet shumë dhe është rënë dakord, është fakti që Dollari, EURO, Yuan, Paund ose SDR nuk janë më parajsat më te mira për t’u mbrojtur nga ndonjë goditje e mundshme. Pikërisht, unë mendoj se këto janë arsyet kryesore që në heshtje ka filluar një “Trade War”, pavarësisht se Presidenti Trump e argumenton për “Fear Trade” dhe Europa, Kina dhe pjesa tjetër e botës në heshtje duket sikur i jep të drejtë Amerikës në lidhje me argumentet e përdorura, kurse në fakt kundërshtojnë hapur këto tarifa si të njëanshme dhe proteksioniste, duke synuar të maksimizojnë përfitimet për kombet e tyre. Duhet theksuar se sistemi aktual standard i dollarit ka sjellë përfitime të pakufizuara për Shtetet e Bashkuara, por jo vetëm, pasi vijon nga faqja 1 jemi dëshmitarë të progresit të madh që bota ka njohur gjatë “Perandorisë së dollarit”, për ketë pjesa tjetër e botës duhet t’i jetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se për këtë çështje ka këndvështrime të ndryshme. Në konkluzion, është fakt që përgjatë kësaj periudhe bota ka mundur të shmangë një luftë të re botërore dhe për këtë kryesisht duhet t’i njihet merita Amerikës dhe vendeve të tjera të zhvilluara, por dhe sistemit financiar botëror.

Ky sistem krijoi “super hegjemoni” dhe “super interes”, duke printuar kartëmonedha, duke krijuar inflacion, rritje kredimi, manipuluar kursin e këmbimit dhe duke dominuar sistemin monetar ndërkombëtar për gati 74 vjet. Më e theksuar ka qenë këto 44 vjetët e fundit, pasi Presidenti Nixon deklaroi shkëputjen e varësisë se dollarit nga floriri dhe futi në tregtinë ndërkombëtare marrëveshjen Petro-Dollar dhe aktualisht, sot rreth 65% e tregtisë ndërkombëtare kryhet me dollar, ku përfshihet tregtia e naftës dhe e komoditeteve kryesore. Duket se kjo periudhë e ka përmbushur ciklin e vet dhe kërkohet një fillim i ri, që në ambientet financiare vendimmarrëse quhet RESET. Pikërisht te kjo nevojë e Sistemit Monetar Ndërkombëtar për një RESET, mbështetet dhe koncepti tashmë i publikuar i Presidentit Trump për “Level Playing Field”, përkthyer në shqip “Të barabartë”, që do të thotë se asnjëra nga vendet nuk duhet të përfitojë në kurriz të vendeve të tjera, si në aspektin tregtar ashtu dhe në atë ushtarak. Në takimin e “G 6+1” ( nëse do t’i qëndrojmë përcaktimit të mediave) të mbajtur në Quebec në qershor 2018, ku u debatua kryesisht për tarifat e çelikut dhe të aluminit, por jo vetëm, “Fear Trade” që kryefjala. Në përfundim të takimit, përpara largimit për Singapor, Presidenti Trump i bëri “Gjashtëshes” një kundërpropozim për bërjen e tarifave “Zero” ndërmjet G7, por nuk mori aprovim prej tyre.

Ku fle LEPURI?!

Sigurisht që G6 e ka parë Amerikën në kuptimin figurativ si një “Lopë”, që mund ta mjelë për sa kohë që është pranuar që Amerika përfitonte nga hegjemonia e dollarit në tregtinë botërore. Paralelisht përfitonin dhe këto shtete nëpërmjet deficitit tregtar në tregtinë me Amerikën, por dhe nëpërmjet pronësisë intelektuale, pasi është evidente investimi dhe progresi që Amerika ka bërë në këtë fushë, duke kryesuar të gjithë revolucionin teknologjik shkencor në botë. Një përfitim direkt për G6 ka qenë mbrojtja kombëtare e garantuar nën ombrellën e NATOs, kjo është siguruar me kontribute minimale nga buxhetet e këtyre vendeve, krahasuar me kontributin amerikan për NATO-n, duke mos përmbushur detyrimet e tyre karshi NATOs, që sipas marrëveshjes duhet të kapi vlerën e 2% të PBB-së. Kjo periudhë tashmë ka përfunduar për sa kohë FMN, G7, Kina, Rusia, po kërkojnë që DOLLARI të mos jetë më RESERVED Currency. Rifillimi i “Perandorisë së FLORIRIT” duhet të fillojë duke u bazuar në rezervat kombëtare të floririt të deklaruara, të secilit komb, por dhe në burimet e tjera kombëtare siç janë rezervat e naftës, metaleve të çmuara, PBB etj..

Kjo me sa duket është LOJA që po luhet sot në Sistemin Monetar Ndërkombëtar, në të gjitha aspektet. (shiko tabelën e rezervës kombëtare të floririt për 10 zotëruesit më të mëdhenj në botë sipas kombeve. Burimi: tradingeconomics.com) “Amerika First” e ka tashmë të shtruar rrugën e saj dhe është e përgatitur për këtë transformim, pasi është zotëruesja më e madhe e depozitave të floririt në botë, por është dhe vendi me ekonominë më të zhvilluar me një PBB për 19.4 trilion në vitin 2017. (shiko tabelën e 10 vendeve me PBB-në më të madhe në botë. Burimi www.focus-economics.com) Kam menduar gjithmonë se SDR do të zëvendësonte Dollarin si Rezerve Curruncy, që do të ishte një monedhë e administruar nga FMN-ja dhe që nuk do t’i përkiste dhe nuk do të kontrollohej nga një komb i vetëm. Por me rritjen e Blockchain, që në gjuhën financiare quhet Distributed Leager dhe tregut të krypto monedhave, shohim një bum të madh të këtij tregu, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit 2017, për t’u pasuar me një ulje drastike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, ky mendim ka filluar të më ndryshojë, duke konsideruar një kombinim ndërmjet Floririt, SDR dhe Krypto monedhave.

Është e kuptueshme që shumë vende dhe Banka Qendrore inkurajojnë direkt ose indirekt zhvillimin e këtij tregu, pavarësisht se mbart rreziqe të mëdha. Nuk është e rastësishme që Chris Larsen, kryetari i Ekzekutivit të Ripple është anëtar bordi i FinTech. FinTech (Finance & Teknologji) është një grup i krijuar nga FMN në Mars 2017, që do të punojë ngushtë me grupin e punës ndërdepartament të FMN-së për Financat dhe Teknologjinë, për të studiuar implikimet ekonomike dhe rregullative të zhvillimeve në fushën e financës dhe teknologjisë. Grupi përbëhet nga liderë me përvojë dhe të respektuar në fushën e financave dhe teknologjisë dhe përfshin pionierët e industrisë, rregullatorët, avokatët dhe akademikët. Synimi kryesor është zhvillimi i këtij tregu dhe nëpërmjet këtij zhvillimi të identifikohen avantazhet dhe disavantazhet e kësaj industrie për të bërë të mundur në fazën tjetër të zhvillimit, përdorimin e saj në sistemin monetar ndërkombëtar.

Mesa duket, XRP Ripple është duke u formatuar për këtë qëllim, që të mund të shërbejë si një kripto monedhë, e cila do të mund të zëvendësojë SWIFT-in dhe që nuk do të jetë e varur nga asnjë komb. Për më tepër ka një performancë mjaft të shpejtë përsa i përket shpejtësisë së transaksioneve për sekondë që kryhen në këtë Bllokchain, kostos mjaft të ulët të transaksionit, si dhe komisione mjaft të vogla këmbimi, duke synuar t’i japin Ripple rolin e një BRIDGE në transfertat ndërkombëtare, rol që deri më sot e ka luajtur SWIFT. Nuk mendoj se nuk është e rastësishme që Banka e Anglisë, Rezerva Federale dhe Autoriteti Monetar Arabik Saudit, RBC, TD dhe një konsorcium 61 banka në Japoni, kanë partneritet me Ripple në projektet e testimit të saj në tregun e kripto monedhës. Pyetja që vjen natyrshëm në këtë situatë është: A është i informuar biznesi, depozituesi dhe gjithë popullata jonë, në lidhje me këto ndryshime dhe parashikime të mundshme për një revolucion financiar, a kontribuojnë mjaftueshëm institucionet Financiare të Shqipërisë, por dhe Fakulteti i Ekonomisë në përgatitjen e ekonomistëve, bankierëve dhe popullatës për një ndryshim të mundshëm, për të ndërgjegjësuar për rreziqet, por dhe përfitimet që mund të sjellë ky ndryshim i madh që “parashikohet” të ndodhë brenda vitit 2018. “Këshilla më e mirë në këto rrethana do të ishte: “Mendoni që një pjesë të likuiditeteve lekë, dollarë, euro, (nëse keni ndonjë) ta konvertoni në FLORI. A është gati sistemi bankar për të mbështetur këtë ide apo janë të përqendruar vetëm në Bankingun Klasik?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura