Riçarlison pas largimit të italianit nga Totenhemi: Nuk jam rebeluar kurrë ndaj Kontes, turp të keni!

Mar 31, 2023 | 20:24
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i kombëtares braziliane, Riçarlison ka reaguar pas zërave se ai dhe argjentinasi Romero kërkuan në presidencë shkarkimin e Antonio Kontes nga posti i trajnerit të Totenhamit.

16802491354384

“Kritikat ndaj meje si futbollist dhe ndaj performancave të mia në fushën e blertë i kuptoj, janë pjesë e futbollit. Mirëpo, shumë gënjeshtra janë thënë për mua. Nuk i pranoj dot. Kam patur gjithmonë shumë respekt për Konten dhe për të gjithë trajnerët e mi. Unë nuk isha udhëheqësi i rebelimit kundër tij, ishte krejt e kundërta… Më vjen keq që nuk dhashë atë që ai priste nga unë dhe që nuk bëra mjaftueshëm që ai të qëndronte. Kur ai u largua i dërgova një mesazh duke e falënderuar për gjithçka dhe duke i uruar më të mirat, sepse i meriton. Nga ana tjetër, gazetari përgjegjës për këtë gënjeshtër të tmerrshme nuk bëri as minimumin e asaj që duhet të bënte. Të fliste me agjentin tim ose me mua. Një profesionist i keq dhe një karakter i tillë! Turp të ketë!”, tha 25-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura