Riçarlison dhe Nejmar, kroatët duhet të bëjnë gati kafazin

Dec 9, 2022 | 9:02
SHPËRNDAJE

Kroacia e bazon forcën e saj te cilësia dhe fantazia e Modriçit dhe forca e mushkërive të Brozoviçit, por nuk dihet nëse kaq do të mjaftojë ndaj Brazilit.

BRAZIL-VS-CROATIA-scaled

Dhe duke lënë mënjanë lojën korale dhe spektakolare që “Seleçao” ka bërë deri këtu, me përjashtim të Kamerunit, kur hodhi skuadrën e dytë në fushë, janë dy detaje për të cilat trajneri Zlatko Daliç duhet të marrë masa. I pari është Riçarlison, “pyka” e Brazilit, i cili ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshjet e fundit, të paktën 4 gola më shumë se çdo sulmues tjetër i kombëtares.

Dhe i dyti, Nejmar… Numri 10 ka qenë protagonist në 15 golat e fundit të Brazilit (8 realizime dhe 7 asiste). Mjafton të shohësh këto dy numra për të kuptuar se çfarë i pret ballkanasit.

Prandaj Daliç dhe kroatët bëjnë mirë që të mendojnë një plan për të futur në kafaz këta dy lojtarë, nëse duan të kenë shanse për kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura