Riberi mposht Ronaldon dhe Lukakun, zgjidhet lojtari më i mirë për…

Oct 5, 2019 | 13:16
SHPËRNDAJE

Frenk Riberi u transferua mes shumë diskutimeve në verë te Fiorentina, teksa kishte persona që thoshin se në këtë moshë nuk ka çfarë të japë më.ribery.fiorentina.corre.douglas.costa.juve.2019.20.750x450

Mirëpo francezi ka menduar që të mbyllë gojët e të gjithëve që flasin keq, në fushën e lojës. Në 6 javët e para, 36-vjeçari ka treguar një formë shumë të mirë, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola. Për këtë formë të mirë, Riberi ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator në Serie A. Francezi tregon edhe njëherë se pavarësisht moshës së madhe dhe trofeve që ka fituar në karrierë, ai përsëri ka dëshirë të madhe për të fituar dhe këtë po e tregon në fushën e lojës.

Çmimi i është dhënë lojtarin në bazë të statistikave që ai ka arritur për ndeshjet e muajit shtator me Fiorentinën, teksa në këtë mënyrë i çon edhe një sinjal të qartë Ronaldos dhe Lukakut, të cilët konsiderohen si lojtarët më të mirë të Serie A.

Riberi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura