Riatdhesohen nga Siria 14 fëmijë dhe 5 gra/ Edi Rama i pret në Rinas: I morëm nga “kampet e ferrit”. Do të ketë edhe operacion tjetër

Aug 1, 2021 | 8:20
SHPËRNDAJE

Kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në vend 14 fëmijë dhe 5 gra nga kampet Al-Hawl.

Operacioni u përmbyll me sukses duke mundësuar riatdhesimin e tyre në Shqipëri nga të ashtuquajturat “kampe ferri”.

Në pritjen e grave dhe fëmijëve në Aeroportin e Rinasit është i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Kjo është ora që e përmbyllëm një operacion të jashtëzakonshëm, që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkëatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar, me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së konsullit tonë të nderit në Liban dhe gjenerali Abass, të cilin e kam falënderuar drejtpërdrejt më parë”, tha Rama.

Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht. Llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël”, shtoi kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura