Riatdhesimi nga Siria/ Ministria e Jashtme: Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte terroriste është…

Oct 28, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Një ditë pas riatdhesimit të 4 fëmijëve shqiptarë nga Siria, ministria e Punëve të Jashtem ka dalë me një deklaratë, duke theksuar se “kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”.

operacioni ne siri

Në deklaratë, ministria gruaja dhe 4 fëmijët janë me probleme të theksuara shëndetësore.

Ministria e Jashtme falënderon  të gjitha autoritetet që u angazhuan për finalizimin e operacionit.

Deklarata e plotë e ministrisë së Jashtme

Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses të plotë operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura