Riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kampi i ISIS, mes tyre dyshohet dhe gruaja e imamit Genci Balla! Operacioni u zhvillua në…

May 27, 2022 | 15:51
SHPËRNDAJE

Operacioni për shpëtimin dhe riatdhesimin e 13 shtetasve shqiptarë nga kampi famëkeq i ISIS është mbajtur i fshehtë.

kampiisis

Sipas News24, ky aksion ka nisur disa ditë më parë. Dyshohet se mes të riatdhesuarve është dhe gruaja e dytë e imamit Genc Balla, Almira Kastrati dhe dy fëmijët e saj.

Ende nuk ka një konfirm zyrtar lidhur me këtë informacion. Aktualisht, Genc Balla vuan dënimin në regjimin “41 bis” në burgun e Peqinit.

Balla është dënuar me 17 vjet burg, pasi u arrestua në 2014 nën akuzën se rekrutonin “ushtarë” shqiptarë për luftën në Siri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura