Riatdhesimet nga Siria/ Ambasadorja amerikane shpërndan këtë foto dhe bën thirrje: Të përballen me drejtësinë…

Oct 28, 2020 | 14:51
SHPËRNDAJE

kim siria

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas riatdhesimit të disa fëmijëve shqiptarë nga Siria, duke bërë thirrje që ata që janë subjekt i ligjit për krime, të përballen me drejtësinë.

Duke shpërndarë këtë foto në Twitter, Ambasadorja Kim shkruan:

“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS.

Shpresoj se do të ndiqet nga hapa të tjerë.

Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur është rasti, të përballen me drejtësinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura