Rezulton i zhdukur, flet vëllai i avokatit: Ja telefonata e fundit me të

Nov 11, 2017 | 10:16
SHPËRNDAJE

Avokati Besnik Muço i denoncuar nga bashkëshortja se ka humbur gjurmët që prej datës 2 nëntor të këtij viti rezulton të jetë nisur nga porti i Durrësit. Po ashtu vëllai i Muços ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit. Ai ka deklaruar se telefoni i tij rezulton i fikur.

hqdefault

“Kam folur me të paka para se të nisej trageti drejt Italisë”, tha vëllai i avokatit.

Më herët burime për ‘Panorama’ konfirmuan se avokati rezulton të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.

Po ashtu burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autotitetet shqiptare te homologët e tyre kufitarë italianë nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.

Nga ky moment mësohet se policia dhe prokuroria e Durresit nisin zyrtarisht hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura