Rezultoi pozitiv me Covid-19, Stresi thyen rregullat dhe feston mes njerëzve të tjerë

Sep 28, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë, reperi i njohur Stresi, ndau në rrjete sociale lajmin se ishte infektuar me Covid-19.

stresi1

Por, duket se nuk i ka zbatuar rregullat e distancimit social!

stresi

Nëpërmjet disa videove të postuara në Instastory, ai ka treguar se e ka kaluar ditën jashtë me familjen dhe miqtë e tij.

stresi

Madje, gjatë mbrëmjes, vihet re se është i pranishëm në një festë ditëlindjeje, pamjet e së cilës ai nuk ka nguruar t’i postojë.

Ditën që rezultoi pozitiv me virusin, reperi u tregoi fansave se po shkonte të vetëizolohej menjëherë dhe i këshilloi që të bënin kujdes.

Por nga pamjet e fundit, rezulton se nuk i është përmbajtur atyre që tha, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura