Rezultoi pozitiv me COVID-19, Gjimnazi sqaron si u infektua maturanti: E mori nga mamaja që punonte në fasoneri! Shtatë mësues dhe 16 nxënës karantinohen

Sep 21, 2020 | 15:49
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve se në gjimnazin “Siri Shapllo” rezultoi pozitiv me COVID-19 një nxënës i vitit të tretë, ka reaguar me një njoftim sqarues institucioni.

siri shapllo

Në njoftim thuhet se nxenesi eshte infektuar nga mamaja e tij, e cila ka rezultuar positive me COVID-19, pasi ishte punonjese fasonerie ku nje numer punonjesish jane infektuar me kete virus.

“Me njoftimin e rastit, shkolla, stafi mjekesor prane shkolles, ne menyre te menjehershme, dergoi per te bere tamponin 16 nxenes te klases se nxenesit, dhe 7 mesues te cilet kishin zhvilluar mesim ne ate klase”, ndërsa pas bërjes së tamponit, nxënësit dhe stafi nuk do të paraqiten në shkollë.

Njoftimi i plotë:

Per te sqaruar gjithe situaten.

Sot ne gjimnazin siri shapllo u konfirmua rasti i nje nxenesi pozitiv me covid-19.

Ështe tashme e konfirmuar se nxenesi eshte infektuar nga familjare te vet te konfirmuar pozitiv, perkatesisht e ema, punonjese fasonerie ku nje numer punonjesish jane infektuar me kete virus.

Me njoftimin e rastit, shkolla, stafi mjekesor prane shkolles, ne menyre te menjehershme, dergoi per te bere tamponin 16 nxenes te klases se nxenesit, dhe 7 mesues te cilet kishin zhvilluar mesim ne ate klase.

Procesi i tamponimit tashme eshte kryer.

Drejtoria e shkolles dhe stafi mjekesor moren vendimin qe nxenesit dhe mesuesit e tamponuar nuk do te paraqiten ne institucion deri ne pergjigjen zyrtare te rezultatit te tamponimit.

Mjedisi fizik i klases u mbyll, u dezinfektua dhe per 3 dite nuk do te hyhet brenda tij.

Ne po ndjekim me rigorozitet zbatimin e protokollit shendetesor, dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem dhe te panderprere me prinderit, dhe institucionet pergjegjese per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve. ky eshte prioriteti yne.

Çdo veprim i yni, eshte rigorozisht konform protokollit shendetesor.

Ne shprehim falenderimin per nxenesit tane te cilet jane shume bashkepunues, mirekuptues ne kete situate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura