Rezultoi i prekur nga koronavirusi, reagon për herë të parë shefi i Urgjencës. Ja gjendja e tij

Mar 24, 2020 | 20:59
SHPËRNDAJE

brataj

Shefi i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj ka reaguar për herë të parë pas lajmit se ai ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Brataj thotë se ndodhet në një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesën e tij.

Brataj e ka shfrytëzuar komunikimin e tij me qytetarët për t’i bërë thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpi.

brataj skender status

POSTIMI I PLOTE

Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura