Rezultati i disfavorshëm zgjedhor- piketohen ndryshime në ASH dhe BESA

Oct 19, 2017 | 12:02
SHPËRNDAJE

Rezultati i disfavorshëm i disa subjekteve politike në zgjedhjet lokale, ka bërë që të njëjtat të mendojnë seriozisht për ndryshime të brendshme partiake, edhe atë në disa degë, me qëllim t’i shmangen shthurjes nga skena politike.

AS BESA

Këto pakënaqësi thuhet të kenë dalë në Lëvizjen BESA, të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatin e arritur sidomos në Komunën e Gostivarit, ku kjo parti ka arrit që të marrë vetëm 2.155 vota, ndërsa ka shënuar një ngecje të madhe përballë ASH-së dhe BDI-së të cilat kishin nga 6.822 vota, respektivisht 8.429 vota. BESA, madje nuk kishte rezultat të lakmueshëm edhe në Strugë ku ka arrit të marrë vetëm 2.250 vota, ndërsa rezultat jo edhe aq i mirë u shënua në Saraj ku BESA me 4.144 vota ishte subjekti i dytë politik, por duke ngecë për 3.457 vota mbas BDI-së transmeton Albportali.

Ndërsa, ASH e Ziadin Selës, nuk ka qenë e kënaqur me rezultatin e arritur në Komunat e Tetovës, Sarajit, ndërsa shumë dëshpërues ka qenë rezultati në Komunën e Çairit. ASH në Tetovë ka marrë gjithsej 4.512 vota, në Saraj 3.304 vota, ndërsa në Çair nga 57.000 sa ka trup votues, ASH ka arrit të rrëmbejë vetëm 2.226 vota. Njohësit e mirë të rrethanave politike kanë pohuar se këto vota i ka siguruar vet lideri Sela, por i kanë quajtur si dështim total strukturat partiake, ku thuhet se përjashtime nuk do të ketë, por vetëm rifreskim të radhëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura