Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në PD/ Lulzim Basha kryeson në të gjitha qendrat e votimit. Ja ku ka fituar Agron Shehaj! Renditja

Jun 13, 2021 | 21:27
SHPËRNDAJE

UPADATE/Rezultati final për kreun e ri të Partisë Demokratike pritet të dalë nesër paradite.  Por “Panorama.al” ka siguruar votat për secilin kandidat në qendrat e votimit.

Nga të dhënat e bëra publike, kreu aktual, Lulzim Basha ka mundur të sigurojë rreth 81% te votave.

I dyti renditet kandidati Agron Shehaj, i cili ka arritur të fitojë përballë Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë vetëm në Selenicë. Në këtë qendër votimi, Shehaj ka marrë 17 vota më shumë se Basha.

REZULTATET PARAPRAKE SIPAS DEGËVE

KOLONJË

Fatbardh Kadilli 6 vota
Edit Harxhi 16 vota
Agron Shehaj 85 vota
Lulzim Basha 140 vota

MALIQ

Lulzim Basha 411 vota
Agron Shehaj 90 vota
Edit Harxhi 7 vota
Fatbardh Kadili 8 vota
1 votë e pavlefshme

HIMARË

Lulzim Basha 52 vota
Agron Shehaj 35 vota
Fatbardh Kadilli 19 vota
Edith Harxhi 2 vota

DELVINË

Lulzim Basha 205 vota
Agron Shehaj 57 vota
Edit Harxhi 29 vota
Fatbardh Kadilli 4

NJESIA 5, TIRANE

Lulzim Basha 567 vota
Agron Shehaj 94 vota
Edit Harxhi 16 vota
Fatbardh Kadilli 11 vota

NJESIA 7, TIRANE

Lulzim Basha 505 vota
Agron Shehaj 105 vota

KURBIN

Lulzim Basha 1016 vota
Agron Shehaj 74 vota
Edit Harxhi 8 vota
Fatbardh Kadilli 7 vota

PUKE

Lulzim Basha 287 vota
Agron Shehaj 74 vota
Edit Harxhi 7 vota
Fatbardh Kadilli 9 vota

PERMET

Lulzim Basha 138 vota
Agron Shehaj 32 vota

HAS

Lulzim Basha 279 vota
Agron Shehaj 46 vota

BELSH 
Lulzim Basha 366 vota
Agron Shehaj 18 vota
Edit Harxhi: 2
Fatbardh Kadilli 10

GJIROKASTER

Lulzim Basha 247 vota
Agron Shehaj 127 vota
Fatbardh Kadilli 11
Edit Harxhi 21

VLORE

Lulzim Basha 370 vota
Agron Shehaj 329 vota
Fatbardh Kadilli 12 vota
Edit Harxhi 9 vota
Te Pavlefshme 13
Votues 733

KAMEZ

Lulzim Basha 463 vota
Agron Shehaj 41 vota
Edit Harxhi 6 vota
Fatbardh Kadilli 5 vota

SELENICE

Agron Shehaj 119 vota
Lulzim Basha 102 vota
Fatbardh Kadilli 1 vote
Edith Harxhi 1 vote
2 vota të pavlefshme

MIRDITE

Lulzim Basha – 586 vota
Edit Harxhi – 31 vota
Agron Shehaj – 86
Fatbardh Kadilli – 46

LEZHE

Lulzim Basha 900 vota
Agron Shehaj 159
Fatbardh Kadilli 22
Edit Harxhi 16

SHKODER

Lulzim Basha 1037 vota
Agron Shehaj 148
Fatbardh Kadilli 14
Edit Harxhi 20

SARANDE

Lulzim Basha – 330
Agron Shehaj – 125
Edit Harxhi – 42
Fatbardh Kadilli- 14
Të pavlefshme 6
Të dëmtuara 1

ELBASAN
Lulzim Basha: 964
Agron Shehaj: 203
Edit Harxhi: 25
Fatbardh Kadilli: 28
Te pavlefshme: 7
GRAMSH
Lulzim Basha:340
Agron Shehaj: 74
Edit Harxhi: 20
Fatbardh Kadilli: 16
Te pavlefshme: 8

CERRIK
Lulzim Basha: 388
Agron Shehaj: 56
Fatbardh Kadilli : 7
Edit Harxhi: 2
Te pavlefshme : 2

PEQIN
Lulzim Basha: 509
Agron Shehaj: 45
Edit Harxhi: 9
Fatbardh Kadilli: 25
Te pavlefshme 1

LIBRAZHD
Lulezim Basha 545 vota
Agron Shehaj 56 vota
Fatbardh Kadili 7 vota
Edith Harxhi 4 votA
Te pavlefshme 9 vota

PRRENJAS
Lulezim Basha 242 vota
Agron Shehaj 43 vota
Fatbardh Kadili 8 vota
Edith Harxhi 2 vota

REZULTATI NESER

Në një deklaratë për mediat, Jemin Gjana shprehet se nuk ka pasur incidente teksa nesër pas orës 09:00 do të nxirren procesverbalet.

“Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve.

E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit.

Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake”, shprehet Gjana.

GARA 

Kryetari në detyrë i PD, Basha, sfidohet në zgjedhjet brenda partisë nga tre kandidatë, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Demokratët mbajnë zgjedhjet e brendshme në parti pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit ku Edi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës. Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet një “masakër elektorale” duke pretenduar për manipulime dhe shit-blerje të votës. Lulzim Basha drejton prej gati 8 vitesh PD-në.

Ai u zgjodh drejtues i partisë në vitin 2013 pas dorëheqjes së Sali Berishës, ndërsa u konfirmua në një mandat të dytë në vitin 2017. Kujtojmë se qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi do të përfundojë në orën 19:00. Në total në gjithë vendin janë 76 qendra votimi, ndërsa kanë të drejtë vote 75 mijë anëtarë demokratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura