Rezultatet paraprake/ Këta pritet të jenë krerët e rinj në 38 komunat e Kosovës

Nov 20, 2017 | 7:46
SHPËRNDAJE

Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet për balotazh në 19 komuna të Kosovës. Bazuar në rezultatet jo përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në faqen zyrtare, këta janë kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e para dhe ato të sotme (në balotazh):

1

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re
Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje
Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës
Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës
Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës
Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje
Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës
Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën
Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës
Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe
Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh, garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur
Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe
Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe
Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe
Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe
Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe
Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe
Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës
Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe
Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe

Albin Kurti e gjunjëzon PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë

Albin Kurti e ka gjunjëzuar Partinë Demokratike të Kosovës në dy komuna. Nga rezultatet e publikuara në KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë fituese në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës së Jugut.

Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për Prizrenin, i ka fituar 50.32 për qind të votave derisa kundërkandidati i tij Shaqir Totaj nga PDK ka marrë vetëm 49.68.

Nga ana tjetër, partia e Albin Kurtit ka fituar edhe në Mitrovicë, e cila është në koalicion më Agim Bahtirin e AKR-së.

Bahtiri ka marrë në Mitrovicë 57.71, ndërsa Valdete Idrizi me 42.49 për qind të votave. /Express.

 

EXIT POLL/ Prishtina fitohet nga Shpend Ahmeti, ja fituesit e komunave të tjera

Shpend Ahmeti edhe një mandat në Prishtinë

ExitPollc_Prishtine0000000

Kandidati VV-së, Shpend Ahmeti, do të qeverisë me kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme, kështu duke marrë edhe një mandat të dytë, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.

Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi,  i cili ka mbledhur 47.8% të votave.

EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh, njofton Klan Kosova.

Befasuese në Gjakovë, fiton Ardian Gjini

FOTO-PER-SITE-19-1

Exit poli i udhëhequr nga Shkelzen Maliqi në bashkëpunim me Klan Kosovën, ka filluar publikimin e  rezultateve sipas tyre për Zgjedhjet Lokale të rundit e dytë.

Baton Haxhiu ka thënë se në komunën e Gjakovës, ka fituar bindshëm Ardian Gjini nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.

Prizrenin e fiton Shaqir Totaj

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Agim Bahtiri fiton në Mitrovicë

Agim Bahtiri, kandidati i Aleancës Kosova e Re, ka fituar në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Kështu bën të ditur EXIT POLL-i i Klan Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Bahtiri ka marrë 52.1 përqind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 përqind.

Agim Aliu fiton në Ferizaj

Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Aliu ka marrë 53.2 përqind, ndërsa Muharrem Svarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 46.8 përqind.

Xhafer Tahiri fiton në Vushtrri

Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë me komunën e Vushtrrisë gjatë katër viteve të ardhshme.

Tahiri ka dalë fitues në Vushtrri me 60.7% duke lënë pas Ferit Idrizin nga PDK me 39.3% të votive.

Balotazhi në Gjakovë, KQZ sjell këto rezultate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

FOTO-PER-SITE-19-1

Në Komunën e Gjakovës deri me tash kane votuar 28 mije e 89 qytetarë.

Sipas rezultateve të KQZ deri në ora 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 25,25% ndërsa të drejtë vote kanë 114.418 qytetarë.Në komunën e Gjakovës në garën për balotazh po ballafaqohen Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari- Lila nga radhët e Alternativës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura