Rezultatet nuk e kënaqin, Guradiola me rregulla “ushtarake” ndaj lojtarëve të tij

Sep 6, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Me sa duket, ai barazim ndaj Uolverhemptonit nuk është kapërdirë lehtë nga Pep Guardiola. Nëse Siti nuk kryeson së bashku me Çelsin, Liverpulin dhe Uotfordin, është faji i asaj njolle të 25 gushtit në fushën e skuadrës së ngjitur këtë sezon. Kjo është arsyeja ndoshta që trajneri katalanas ka vendosur të ashpërsojë rregullat e tij për lojtarët, duke nisur nga qendra stërvitore.

guardiola

Fillimisht, në shënjestër janë vendosur telefonat e futbollistëve, të cilët tashmë janë të ndaluar në “hapësirat e punës” gjatë ushtrimeve dhe seancave taktike. Ai e ka justifikuar një masë të tillë për ruajtjen e përqendrimit të lojtarëve për të mos rrezikuar rrugën e tyre drejt objektivave sezonalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura