Kërkoi rezultate konkrete për “peshqit e mëdhenj”, Donald Lu 90 minuta takim me Ramën

Feb 2, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur rreth 90 minuta takimi i ambasadorit amerikan ne vendin tone, Donald Lu me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes tyre eshte zhvilluar larg vemendjes se medias, ne godinen e kryeministrise.

Nuk dihet ende asnjë informacion më tepër për këtë takim, por kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para Kryeministrisë dhe pak me pare, edhe ambasadorin Lu teksa del nga dera e kryeministrise dhe i drejtohet automjetit te tij.

donald lu donald lu1 donald lu, kryeministri

Ky takim vjen dy ditë pasi ambasadori Lu beri nje deklarate te forte, teksa i kerkonte llogari Politikanëve, policëve dhe prokurorëve se ku jane rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

DEKLARATA E LU

tik tak donald lu peshqit

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura