Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë/ Deputeti i PD-së: Mazhoranca nuk pati guxim ta miratonte për në Kuvend! Mos u bëni pre e kërkesave të Vuçiç

May 31, 2022 | 17:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi Konferenca e Kryetarëve nuk miratoi kërkesën e një grupi ligjvënësish për një rezolutë që dënon gjenocidn serb në Kosovë.

kuvendi 55

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se mazhoranca nuk pati guxim që të vendosë në rend të ditës së Kuvendit, rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Shehu i bën thirrje Kuvendit që të mos bjerë pre e kërkesave të Presidentit Aleksandër Vuçiç për të bllokuar një rezolutë të tillë.

Postimi i Tritan Shehut:

Maxhoranca nuk ka guxim te vendose ne rend te dites Rezoluten per „Genocidin serb ne Kosove“! Edhe sot ne Konferencen e Kryetareve te Kuvendit lihet ne „harese“ kerkesa e jone, e nje grupi deputetesh, per Mocionin me debat te finalizuar me Rezolute, e lidhur kjo me genocidin serb ne Kosove ne vitet 1998-99.

Miratohet data e zgjedhjes se Presidentit, nje Komision hetimor, por jo vendosja ne rend te dites se Kuvendit te asaj Rezolute, kur ne baze te Rregullores jane vetem tre dite kohe per nje vendim te tille.

I njejti qendrim u mbajt edhe ndaj Rezolutes per genocidin serb ne Srebrenice, rezolute qe ne fund u hodh ne „kosh“.

Une desheroj t’i bej thirje maxhorances, deputeteve te saj, te gjithe deputeteve te Kuvendit tone:

Kujdes vecanerisht me kete Mocion e rezolute!

Mos u beni pre e presioneve e kerkesave te Vucicit per ta bllokuar ate, si dhe cdo Rezolute tjeter ne te gjitha Parlamentet e Rajonit, qe lidhet me denimet e krimeve te periudhes se Milloshevicit, gje qe ai vete e konfirmoi.

Por Miratimi ose jo i kesaj Rezolute ne fakt eshte shume me shume. eshte nje „gur prove“ per secilin deputet, karakterin, sovranitetin dhe pozicionin e tij.

Miratimi ose jo i kesaj Rezolute eshte dhe nje test i vecante “nderi apo turpi” per Kuvendin tone ne teresi, jo vetem perpara popullit tone…

…por dhe perpara Kosoves e Rajonit.

Eshte nje nje sinjal i qarte edhe per partneret e miqte tane, ashtu sic eshte i tille edhe per ata qe nuk na duan te miren.

Ne fakt te gjithe keta ne nje forme apo tjeter po presin pozicionimin e Kuvendit tone.

Kjo eshte nje “vije demarkacioni” per secilin nga ne, ashtu sic eshte e tille edhe per rolin e Shqiperise ne Rajon.

Sinjalet e deri tanishme nga maxhoranca jone nuk jane aspak premtuese.

Te nderuar deputete, te 140-tet ne si individe, duhet ta detyrojme forcen politike qe ka “numrat”, te luaje se paku kete here ate rol, qe te gjithe do te desheronin ta luante!

LEXONI EDHE: “Betejë” rezolutash në Kuvend/ Berisha nuk tërhiqet, dorëzon mocionin me firmën e tij për dënimin e genocidit serb në Kosovë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura