“Rezoluta nuk ishte kurth”- Berisha i përgjigjet Ramës: Ke kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit. Ja çfarë do bëjmë

May 13, 2022 | 12:19
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me rezolutën e kërkuar nga Rithemelimi për të dënuar genocidin në Srebrenicë.

Sipas Berishës, Rama ka kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit.

Berisha theksoi se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar ne ligjet nderkombetare.

“Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme.

Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth”.

Deklarata e Sali Berishës:

Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk i ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo-mazhorancës së sotme bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e genocidit në Bosnje.

Unë dua tu shpjegoj në mënyrë absolute, unë që po flas sot para jush nuk mendoja, ndonëse nuk e përjashtoja që kjo rezolutë nuk do votohet nga mbarë parlamenti.
Pretendimet e Ramës e Ballës janë të neveritshme të personave të inkriminuar në cdo qoshe e skaj të psikologjisë së tyre.

Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat, as ishte e papritur, as e befasishme as emergjente.

Rama e Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë e karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament.

Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë.

Ata që përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë genocidit dje, kryejnë vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit të dy janë fajtor për këtë akt të shëmtuar.

Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale e njerëzore t’ua kalosh të tjerëve.

Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë, dora dorës e gjithnjë politikën e saj të jashtme, qëndrimin e politikën e saj të jashtme.

Qëndrimi ynë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura