Rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Ilir Meta: U kërkua hetim për shembjen e “Prestige Resort”! Nuk u njoh barazia në zgjedhje

May 29, 2023 | 19:14
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takim me këshilltarët e kësaj force politike të dalë nga zgjedhjet e 14 majit, u ndal edhe tek raporti i fundit i Parlamentit Evropian.

ilir meta

Meta u shpreh se një nga pikat e prekura nga raporti, ishte pikërisht shembja e Prestige Resort”, për të cilën PE ka kërkuar sot një hetim më të thelluar mbi çështjen.

 “Zgjedhjet e fundit reflektohen qartë edhe në komisionin e jashtëm të PE që sapo miratoi raportin për vendin tonë ku u theksua problemi i partive që të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e shtetit.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një njohje të pabarazisë në zgjedhje e gjithçkaje që bëri qeveria për të goditur opozitën e për të vendosur diktatin e saj mbi lirinë e votuesve për të zgjedhur.

Njëkohësisht PE shprehu shqetësimin e thellë për ngushtin e hapësirës mbikëqyrëse të opozitës, përfshirë edhe mungesën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

Referimi është për rrëzimin e kërkimit të opozitës për komision mbi rolin e Ramës në skandalit McGonigal.

PE në raport theksohet gjithashtu se duhet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të mediave si “Prestige Resort” dhe Neës24.

Ky raport shpreh shqetësim se nuk ka progres në pastrimin e parave dhe korrupsionin në nivelet më të larta”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura