“Rezistenca do të vazhdojë”/ Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë: Nuk ka pasur asnjë…

Sep 30, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Naftëtarët e Ballëshit kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. Ndërkohë atyre i janë bashkuar edhe punonjësit e Poçemit.

naftetaret-Ballshi1-770x429Naftëtarët grevistë shprehen të vendosur se rezistenca e tyre do të vazhdojë derisa t’i jepet një zgjidhje.

“Nuk ka pasur asnjë reagim. Rezistenca  jonë do të vazhdojë”, thonë grevistët.

Ndërkohë, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se deri më tani askush nuk ka reaguar, ndërsa pronari i kësaj rafinerie është zhdukur. “Deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Ne duam që të jepet një përgjigje, qoftë dhe negative. Por thanë deri dje se është privati. Ne na ka humbur pronari. Shteti duhet të gjejë pronarin. Ne ndërhymë për pagën e luftës, pasi nuk aplikonte pronari. Me anë të një VKM që nxori kryeministri, u bë e mundur që të na kalohej për 900 familje naftëtarësh një pagesë prej 400 mijë lekësh si pagë lufte. Kjo është pasuri kombëtare, shteti duhet të ndërhyjë!”, tha Dautaj per News24.

Ndërkohë kërkesa e tyre kryesore është rifillimi i punës, pasi sic thonë ata nuk kanë me çfarë të ushqejnë familjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura