Rezervat e Skënderbeut nuk po bindin, barazojnë ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë

Aug 27, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Skënderbeu barazoi pa gola në miqësoren e zhvilluar ndaj Maliqit të Kategorisë së Dytë. Trajneri Orges Shehi aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit në këtë takakim, nuk ishin titullarë në sfidën e djeshme ndaj Kastriotit.

Ndeshja

Pjesët u zhvilluan nga 30 minuta dhe ndeshja nuk prodhoi gola, pavarësisht se rastet nuk munguan. Në përballjen e sotme miqësore u aktivizuan edhe Bruno Lulaj, Oto Xhon dhe Sambou, të cilët luajtën disa minuta edhe në përballjen e kampionatit ndaj Kastriotit. Vlen për tu përmendur paraqitja e kënaqshme e ekipit të Maliqit, i cili këtë sezon do të synojë ngjitjen në të Parën.

Kujtojmë që më parë, skuadra rezervë e Skënderbeut ishte përballur edhe me Pogradecin, në takimin që u fitua nga liqenorët me rezultatin 0-3.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura