Rezarta Shkurta: Si krijova një emër edhe pse nuk isha nga Tirana

Sep 21, 2017 | 19:46
SHPËRNDAJE

Rezarta Shkurta nuk heziton asnjëherë të tregojë marrëdhënien e veçantë që ndan me të bijën, Herën, dhe shpesh poston foto dhe video të adhurueshme me të duke marrë dhjetëra komplimenta nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Sot këngëtarja nën një video tjetër me Herën ka ndarë me ndjekësit një status të gjatë ku tregon rrugëtimin e gjatë për tu bërë ajo që është sot, por pavarsisht arritjeve profesionale, mrekullia më e madhe për të është e bija.

“Kur i kthehem në retrospektivë jetës time, kujtoj me kënaqësi femijërinë të mbushur me aq shumë prapllëqe por në të njëjtën kohë me aq shumë lumturi. Më pas adoleshenca që përtej shoqërive e dashuriçkave të moshës kryesonte ambicja. Një ambicje që do më shoqëronte gjatë për të bërë ëndrrat e mija realitet. Nuk vonoj gjatë por ama me shumë punë unë isha ajo që ëndërroja. Në një vend të vogël të varfër e të pa organizuar në fushën e artit si Shqipëria, me forcat e mija e ardhur nga një qytet tjetër dhe jo e lindur në kryeqytet (kush e ka provuar e di çdo të thotë) vura gurin e parë të emrit Rezarta Shkurta. Dikur më dukej sikur kisha kapur qiellin me dorë. Por sot më duket asgjë! Vetëm kur u bëra nënë kuptova se kjo ishte mrekullia, kjo ishte arritja më e madhe që mund të arrij gjithsecili nga ne. Dhe çdo problem minimizohet para kësaj mrekullie që është frymëzimi më i madh për të bërë gjëra të mëdha,” – shkruan modelja në Instagram.

 

a445071769386fbe11d8ebceae0dedb6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura