Rezarta i tregon dashurinë burrit të burgosur Ermal Hoxhës “Ti je oksigjen, vetë jeta”

Apr 23, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE


Rezarta Shkurta ka bërë edhe reagimin e parë që në momentin e arrestimit të burrit të saj Ermal Hoxha, i cili u përfshi në skandalin e trafikimit të drogës në Xibrakë.

Ish-missi e cila merret me agjensinë e saj “Hera Company” ku fotografon nënat shtatzëna dhe bebet e tyre, ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me burrin e saj.

Nëna e një vajze ka treguar mbështetjen e plotë për bashkëshortin duke e bërë të ditur për të gjithë njerëzit që e njohin.

“Ne cdo jete do te te zgjidhja vetem ty.. Cfaredolloj forme, serish do te gjeja dhe serish do te ndjeja sepse ti je oxigjen… ti je vet jeta per mua”-ka shkruar ajo në foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura