Rexhep Meidani, vepër “Mbi ndërtimin e botës”

Apr 28, 2016 | 13:40
SHPËRNDAJE

Jo vetëm shkencëtarët, që i kanë kushtuar jetën, por edhe çdonjëri prej nesh është kureshtar mbi atë çka është në themel të botës sonë. “Mbi ndërtimin e botës”, kështu titullohet libri më i ri i Prof. Rexhep Meidanit, i cili u jep përgjigje shumë pyetjeve të kureshtarëve.

Kopertina e librit
Kopertina e librit

Besnik ndaj profesionit të tij, Meidani sjell një vepër të konceptuar në tri pjesë kryesore: “Mbi atomizmin”; “Grimcat Elementare” dhe pjesa III, “Ndërtimi i Universit”. Ato paraprihen nga një Hyrje jo e zakonshme, në trajtë prologu; kurse në fund të librit si një Epilog i tij shtjellohen disa ndikime filozofike të zbulimeve në fushën e lëndës dhe fushave. Libri i strukturuar në këtë mënyrë mund të lexohet nga grupe të ndryshme njerëzish. Për njohuri relativisht më të thjeshta më i përshtatshëm është leximi i prologut, por dhe i pjesës së parë të librit.

Për njohuri disi më të plota janë ndërtuar të dyja pjesët e fundit të tij. Njëra prej tyre (Pjesa II) lidhet ngushtësisht me studimin e mikrobotës, mbi ndërtimin e saj dhe bashkëveprimet fondamentale, kurse tjetra (Pjesa III) i dedikohet universit, modelimit, krijimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të tij.

meidani1Sidoqoftë, nisur nga një konceptim i tillë me nivele, në një ecuri gati-gati spirale ndeshen trajtime të së njëjtës problematikë, të njëjtat koncepte e njohuri, por në një shkallë gjithnjë më të thellë e rritëse, ndonjëherë dhe brenda një pjese.

Ndoshta, për lexuesin e përgatitur një përsëritje e tillë duket e tepërt, por ai mund t’i kapërcejë pjesët e njohura në një lexim progresiv, sidomos mund të shfletojë me shpejtësi prologun dhe pjesën e parë për të qëndruar shumë më gjatë në dy pjesët e tjera të librit. Në këtë mënyrë, ky material është i shfrytëzueshëm për një rreth shumë të gjerë lexuesish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura