“Revolucioni” mban peng Vllazninë, ja axhenda

Jun 10, 2018 | 15:37
SHPËRNDAJE

Ribërja e Vllaznisë do të nisë pas 26 qer shorit. Kjo ka lidhje me datën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së klubit. Pikërisht në këtë datë është vendosur të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku anëtarët e saj janë njëherësh edhe anëtarët e Asamblesë së klubit. Në këtë mbledhje pritet që të votohen edhe anëtarët e bordit të ri.

Vllaznia

Por më parë duhet që anëtarët e bordit ekzistues të japin dorëheqjen. Një dorëheqje, e cila mund t’u kërkohet nga ana e presidentes së këtij klubi, kryebashkiakes Voltana Ademi. Ka qenë pikërisht ajo që ka vendosur këta persona në këtë bord dhe është po ajo, që ka mbledhur specialistët e shumtë shkodranë për të krijuar kësaj here një bord jashtë Këshillit Bashkiak, persona jo të varur nga politika, por që kanë kontribuar për vite me radhë në fushën e futbollit. Por këto veprime kërkojnë pa diskutim mbledhjen e Asamblesë së klubit, e cila është vendosur të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Do të jetë pikërisht bordi i ri, i cili harton politikat financiare të klubit që do t’i hapë rrugë edhe caktimit të administratorit, drejtorit teknik e po ashtu edhe stafit të ri. Pavarësisht se duket një datë e largët, ku edhe 15 ditë të tjera puna në klub dhe ekip nuk do të nisë akoma, sërish duhet thënë se për të ndërtuar një ekip që të mundësojë kalimin e kësaj skuadre në Superiore, sërish koha është e mjaftueshme. Vllaznia këto sezonet e fundit, pavarësisht se ishte pjesë e Superiores, punën për sezonin e ri e ka nisur pas datës 4 korrik.

voltana ademi

KANDIDATËT Pavarësisht se duhet pritur data 26 qershor që t’i hapet rrugë ribërjes së klubit nga e para, ajo që duhet theksuar është se puna për ribërjen e tij ka kohë që ka nisur. Kryebashkiakja Ademi, në rolin e presidentes së ekipit, ka kohë që diskuton me specialistë të shumtë për të bërë të mundur që të ribëjë gjithçka nga e para, në mënyrë që të ndërtohet ai ekip që do të mundësojë rikthimin e ekipit në Superiore. Janë dhënë emrat që do votohen si anëtarë të bordit të klubit, të gjithë figura të këtij sporti. Po ashtu, po përflitet edhe për dyshen që mund të administrojnë klubin, ku emrat e Lazër Matësit, presidentit aktual të ekipit të femrave të Vllaznisë dhe ish-sekretarit të klubit shkodran para pak vitesh, Agim Medja, duken më të favorizuarit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe prej 16 ditësh deri në prag të zyrtarizimit po shikohet edhe për emrin e trajnerit të ri. Elvis Kraja duket se është një nga favoritët për stolin.

elvis kraja

Trajneri i ekipit të Vllaznisë B në sezonin që shkoi e ka shprehur gatishmërinë për të qenë në krye të ekipit të parë. Po ashtu, një tjetër favorit është edhe ishfutbollisti dhe ish-trajneri i kësaj skuadre, Edi Martini. Ndërsa emrat e trajnerëve që kërkojnë të marrin këtë ekip janë të shumtë. Ata kanë luajtur dhe drejtuar ndër vite me këtë ekip.

edi-martini

Gjithsesi, duhet pritur për të parë edhe startin e punës që do të bëjë Vllaznia për sezonin e ri. Skuadra shkodrane ra nga elita pas 57 vitesh dhe në kampionatin e ardhshëm do t’i duhet të luftojë për t’u rikthyer sërish në Superiore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura