Revolucion për Champions-in, ja kush ikën e kush vjen tek Juventusi

May 15, 2018 | 23:06
SHPËRNDAJE

Shtatë tituj me radhë, diçka legjendare, një rekord prej 4 Kupa Italie radhazi, por gjithsesi të gjithë tifozët e Juventusit do të ishin gati që të hiqnin dorë nga të gjithë këta trofe për të shijuar edhe njëherë në rrugët e Torinos trofeun e Ligës së Kampioneve. Sigurisht që Juventusi me grupin ka ditur që të shkojë prej katër vitesh radhazi mes 8 skuadrave më të mira, madje dy herë në finale, por nga viti i ardhshëm do të riprojektohet edhe njëherë skuadra që mund të fitojë trofeun kontinental.

juventus

KUSH IKIN…

Drejtori Xhuzepe Marota do ta nisë planin për të fituar Champions-in duke larguar lojtarët e pakënaqur, ata si Kuaduo Azamoah (skadencë kontrate), por mbi të gjitha Aleks Sandron, ndërsa Stefan Lihshtajner ka përshëndetur. Në dyshim për të qëndruar janë edhe mbrojtë- si Benedikt Hëvedes apo edhe Sami Khedira, që kërkon një aventurë të re në Premier Ligë. Gjithashtu, edhe Mario Manxukiç është i lodhur duke u sakrifikuar në korsinë e majtë të mesfushës, duke bërë një rol që nuk i takon apo akoma më shumë edhe Paulo Dibala, për të cilin klubet angleze në radhë të parë, si Junajtid e Siti janë gati t’i ofrojnë dyfishin që fiton te Juventusi.

Capture

KUSH VJEN…

Dhe sigurisht që rindërtimi do të nisë nga mbrojtja, sepse nëse Azamoah i është premtuar Interit dhe Sandro duket se ka një akord prej 52 milionë sterlinadh me Mançester Junajtid, Marota do të kërkojë që të rindërtojë korsinë e majtë me mbrojtësin e Bajernit të Mynihut, Huan Bernat, ndërsa në shtëpi pritet të kthehet edhe Leonardo Spinacola, pas huazimit dyvjeçar tek Atalanta. Ndërkohë, në qendër të mbrojtjes, Matia Kaldara, 24-vjeçar, do të jetë gjiganti i radhës që do të rifreskojë repartin dhe, me këta lojtarë, prapavija do të jetë e kompletuar.

Në mesfushë, mbërritja e Emre Xhan duket e sigurt, por nëse Khedira vendos të largohet, atëherë ëndrra e drejtorit Marota është Mateo Kovaçiç, kroati i Realit të Madridit, në pamundësi për të mbërritur tek Isko. Ndërsa në sulm, në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjnë Manxukiç e Dibala, pista e rikthimit të Alvaro Moratës është shumë e nxehtë dhe pritet që të përfundojë me sukses.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura