Revanshi për titullin, më 20 gusht zhvillohet superdueli Usik-Xhoshua. Ja kush shihet si favorit

Aug 14, 2022 | 11:16
SHPËRNDAJE

Në shtatorin e kaluar, Oleksandër Usik rrëmbeu titujt botërorë WBA, IBF dhe WBO për peshat e rënda, duke mundur Antoni Xhoshuan.

2313

Menjëherë pas disfatës, britaniku aktivizoi klauzolën e revanshit dhe tashmë më 20 gusht, boksierët do të ngjiten në ring për përballjen e dytë.

Osik, i cili regjistron 19 fitore në po kaq sfida të zhvilluara në karrierë, konsiderohet përsëri favorit sipas kompanive të basteve, të cilat e vlerësojnë triumfin e ukrainasit me koeficientin 1.47. Ndërsa, suksesi i Xhoshuas, i cili numëron 24 fitore dhe 2 humbje, jepet me koeficientin 2.75.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura